Në emisionin “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa ishte e pranishme Helena Kaçe, e cila ishte e para që hapi mbledhjen e Kongresit të PS-së, duke tërhequr vëmendjen e anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës në këtë forcë politike.
Pas fjalës që Kaçe mbajti në Kongres, reagoi Kryeministri Edi Rama, i cili tha se “ajo mund të marrë drejtimin e Partisë Socialiste vite më vonë”.
Helena Kaçe, 19 vjeçe, studente, tha se natyrisht që ishte shumë e emocionuar, këmbët i dridheshin, ndërsa përpara saj ishte një sallë me 5 apo 6 mijë njerëz.
Kaçe tha se për fjalimin që mbajti u përgatit për më shumë se 1 javë. Lidhur me batutën e Kryeministrit, Kaçe tha se kishte ndjerë se kishte shumë sy që nuk e kishin parë me aq shumë dashamirësi.
“E ndjej për mënyrën se si më flasin njerëzit, ka një dallim të madh mes asaj që më flisnin më parë dhe pas fjalës së mbajta në Kongres. Me Kryeministrin pata një tjetër takim, kur zhvilluam një takim me Akademinë Politike, ku na u ndanë detyrat”, tha Kaçe.
Ajo u shpreh se ndjen nevojën për të dhënë në politikë, pasi Shqipëria ka nevojë për gjakun e ri.
Helena Kaçe tha se ka pasur bindje të majta, megjithëse është e vogël në moshë. “Në skenën politike kjo ishte zgjedhja më e mirë, PS mbetet alternativa më e mirë, opozita ka një gjuhë urrejtjeje shumë të madhe”, tha Kaçe.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co