“Ke varësen e tij në qafë”/ La marrëdhënien pezull me boksierin dhe nisi romancë të re, Sara përplasje të ashpër në BBV

ke varesen e tij ne qafe la marredhenien pezull me boksierin dhe nisi romance te re sara perplasje te ashper ne bbv
ke varesen e tij ne qafe la marredhenien pezull me boksierin dhe nisi romance te re sara perplasje te ashper ne bbv

TIRANE

Modelja Sara Gjordeni është përfshirë në një debat të ashpër me opinionistin e Big Brother Vip, Arbër Hajdari pasi ky i fundit i përmendi lidhjen që ka lënë pezull jashtë shtëpisë me boksierin Jurgen Uldedaj.

“Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë”, iu drejtuar opinionisti, nisur nga fakti që Sara Gjordeni i kërkoi llogari të dashurit të saj, Bardhit se pse nuk i fundit nuk i kishte treguar që po ashtu kishte një lidhje pezull jashtë BBV.

Banorja iu drejtua ashpër Arbër Hajdarit duke u shprehur se ajo kishte folur me këngëtarin për marrëdhënien me Jurgen Uldedaj, ndërsa ndërhyri edhe Bardhi i cili u shpreh se nuk i intereson e kaluara e Sarës, madje i kishte kërkuar asaj që “mos ma trego as emrin”.

Sa i përket varëses, modelja iu drejtua “Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen”, teksa theksoi se fjalët e Arbër Hajdrit ishin pa vend.

Pjesë nga debati:

Arbri: Pse nuk ishte Bardhi që ti tregoje për boksierin? Por ishte Erjola

Sara: Kjo pyetje është pa vend, nuk e prisja nga ti Arbër. Marrëdhënien që unë kam lënë jashtë ia kam thënë më përpara këtij. Erjola e ka njohur nga jashtë personalisht. Pyetja jote ishte pa vend, e kam thënë në dhomë të rrëfimit

Arbri: Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë

Sara: Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen

Arbri: Ti e ke thënë

Sara: Fjalia jote është pa vend, unë e kam thënë vetë atë gjë dhe po përfshin dikë tjetër që nuk është këtu. E kam thënë para teje

Bardhi: Ato detaje nuk ia kam pyetur kurrë sepse jam tip që nuk dua të di për të kaluarën, çfarë ka pasur. Më ka treguar, por nuk e kam pyetur as se çfarë punon dhe kush është. Madje i kam thënë mos ma trego as emrin

Sara: Duhet t’ia kisha specifikuar profesionin? Sepse unë jam kam treguar historinë që kam lënë jashtë.

Arbri: Për herë të parë ta kam dëgjuar me Erjolën

Sara: Ajo e njeh nga jashtë, personalisht

Arbri: në fjalinë tënde thuhet se lidhja nuk është ndarje definitive

Sara: Jam shumë e ndarë dhe jam në një lidhje. Nuk është e paqartë. Në dhomën e rrëfimit kam thënë, kam lënë jashtë një lidhje të paqartë, por në momentin që unë njohur Bardhin e di që kjo lidhje ka përfunduar. E kam bërë edhe me gjestikualicion, se kuptoj çfarë po më kërkon

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →