Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 2-të

kategoria e pare trajneret e ekipeve kombetare te moshave perzgjedhin formacionin dhe trajnerin me te mire te javes se 2 te

Pas përfundimit të javës së 2-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.

Sinan Dani i ekipit të Burrelit është përzgjedhur si portieri më i mirë. Në mbrojtje rreshtohen katër lojtarët: Klevis Shaqe (Skënderbeu), Gëzim Krasniqi (Iliria), Rei Zaimi (Luftëtari) dhe Odirah Ntephe (Lushnja).

Mesfusha përbehet nga: Sokol Mziu (Korabi), Juan Jose Arango Aristizabal (Burreli) dhe Sander Kalaj (Laçi).

Në majën e sulmit qëndron Godswill Chinwendu i Besës, ndërsa krahët përbëhen nga Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Olsi Myrta (Laçi).

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Stefano Senigagliesi.

kategoria e pare trajneret e ekipeve kombetare te moshave perzgjedhin formacionin dhe trajnerin me te mire te javes se 2 te

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →