
Santiago Kastro është një nga objektivat e skuadrës së Interit dhe argjentinasi vazhdon që të flirtojë me skuadrën kampione të Italisë. Ai thotë se dy prej idhujve të tij janë Diego Milito dhe Lautaro Martinez.
“Kur nisa që të shihja futboll, Diego Milito ishte një nga idhujt e mi. Pastaj Prato i Velez, me të cilin edhe kam luajtur. Sigurisht edhe Lautaro Martinez”, ka thënë Kastro. I pyetur nëse po mendon për një kalim të mundshëm në Milano, ai nuk me pranon.
“Unë nuk e mendoj këtë gjë. Sigurisht që interesimin e Interit e marr si një vlerësim të madh për mua, por përqendrohem vetëm për ekipin tim. Klasifikimi dhe Kupa e Italisë janë mendimet e vetme për mua. Nuk mund të shpenzoj energji të tjera. Ëndrrat e mia janë që të luaj me kombëtaren dhe të fitoj një trofe me Bolonjën”, ka thënë Kastro.
PANORAMASPORT.AL