KAS i Lozanës ndryshon dënimin për Pogba, ja kur mund të kthehet në fushë francezi i Juventusit

kas i lozanes ndryshon denimin per pogba ja kur mund te kthehet ne fushe francezi i juventusit





































Pol Pogba nuk do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist i dënuar për përdorim dopingu. Më në fund mesfushori ka marrë një lajm të mirë nga KAS i Lozanës, që ka reduktuar dënimin e tij për përdorim dopingu që ishte katërvjeçar.

pogba

Nga Zvicra ka ardhur lajmi se KAS ka kthyer dënimin e Pogba në 18 muaj pezullim, duke afruar kështu ndjeshëm datën e një kthimi të mundshëm në fushën e lojës. Futbollisti është endë nën kontratë me Juventusin dhe mund të japë kontributin për këtë ekip duke filluar që nga ky sezon.

I dënuar nga antidopingu, Pogba mbeti nën kontratë me Juventusin, që i caktoi rrogën minimale prej rreth 2 mijë eurosh në muaj, duke i bërë të pavlefshme pagesën e rrogës prej 8 milionë eurosh neto plus 2 milionë euro boinus në vit që përllogaritej të përfitonte lojtari. Kjo kontratë do të riaktivizohet tashmë më 11 mars, kur mbarojë edhe dënimi i Pogba dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të klubit.

Pastaj do të jetë në dorën e Juventusit nëse do të kërkojë të rikthejë lojtarin në fushë duke e vënë nën urdhrat e Tiago Motës, apo nëse do të kërkojë prishjen e kontratës me marrëveshje me të duke shpëtuar nga një shpenzim i tepërt pasi akordi me të zgjat deri në verën e vitit 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →