
Karlo Ançeloti është paraqitur përpara mediave në prag të sfidës kundër Milanit. Trajneri italian ka vënë theksin kryesor te situata katastrofike që ka kapluar Valencian si pasojë e përmbytjeve, çka e ka bërë të vështirë që në kampin madrilen të përqendroheshin te futbolli. Sa i përket çmimeve për Topin e Artë, Ançeloti ka thënë se Topi i Artë për të ishte fitorja e Ligës së Kampionëve në qershor.
“I përgëzoj këdo që fituan te çmiment e Topit të Artë, por Topi im i Artë u fitua më 1 qershor, në finalen e Ligës së Kampionëve. Viniciusi është i mërzitur, por jo sepse nuk fitoi Topin e Artë. Është për shkak të situatës që ka ndodhur në Valencia. Në një situatë të tillë, nuk është momenti për të folur shumë për futbollin”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news