47 kg kokainë janë zbulua gjatë një kontrolli doganor, tha sot në një deklaratë policia kantonale e Zyrihut në Zvicër.
Pesë trafikantë të dyshuar droge u arrestuan në aeroportin e Zyrihut me 47 kilogramë kokainë të fshehura në një valixhe.
Nga hetimet u arrestuan pesë persona, të gjithë shtetas shqiptarë me banim jashtë vendit dhe të moshës 25 deri në 40 vjeç.
Pas marrjes në pyetje nga policia, ata janë paraqitur në prokurorinë kompetente.
Hetimet për rastin po vijojnë me intensitet, ndërkohë që të tjera detaje priten në vijim.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co