Kapelo lavdëron Juven: Derbi ishte spektakolar, Interi të kërkojë falje

kapelo lavderon juven derbi ishte spektakolar interi te kerkoje falje
kapelo lavderon juven derbi ishte spektakolar interi te kerkoje falje

“Ishte një ndeshje prej Championsi”. Fabio Kapelo, duket se është argëtuar shumë duke ndjekur derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit, të fituar nga “Zonja” me rezultatin minimal 1-0. Ish-trajneri italian ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, duke analizuar aspektet pozitive dhe negative të të dyja skuadrave, ndërsa sfida për të ishte spektakolare.



“Ishte me të vërtetë një ndeshje shumë e bukur, e luajtur me ritëm të lartë, dinamizmin e duhur dhe ekipet gjithmonë ishin shumë të shpejta. Merita është e të dyja skuadrave, por personalisht dua të vlerësoj edhe arbitrin Mariani që i ka lënë të luftojnë pa ndërprerë ndeshjen”.

Fitorja i ka buzëqeshur vetëm një skuadre në fund, e meritoi Juventusi fitoren? Në pjesën e dytë sigurisht që e meritoi Juventusi fitoren. Unë mendoj që në pjesën e parë, bardhezinjtë vuajnë shumë me zgjedhjet që bënin në raport me kampionët në fuqi të Italisë. Topi depërtonte pa vështirësi dhe Interi gjente hapësira lehtësisht kur niste kundërsulmet. Por në futboll ka një rregull të vjetër, kur nuk shënon, atëherë ti paguan.

A ndjeni keqardhje për Interin? Mund të them që po. Në pjesën e parë, Juvja ka lënë shumë hapësira në fazën difensive, ndërsa skuadra e Inzagit kishte shumë mundësi, duke goditur shtyllën me Dumfris, pa harruar shanset e arta të Lautaros. Interi e kishte në dorë ndeshjen, prandaj duhet të bëjë “mea culpa”.

Çfarë ndryshoi në pjesën e dytë? Lojtarët kanë dëgjuar fjalët e Tiago Motës gjatë pushimit dhe kjo gjë i ka goditur ata. Kjo është diçka që vihet re pasi në 45 minutat e dyta kemi parë një tjetër Juventus. Skuadra ishte më agresive, më kurajoze, dinamike dhe e vendosur. Diçka që e ka vënë në vështirësi Interin që ra edhe nga pikëpamja fizike.

Jo më kot Inzagi ka bërë tre zëvendësime për të dhënë më shumë freski që në minutën e 62-të… Mund të jetë diçka e tillë, por unë nuk do ta zëvendësoja kurrë Bastonin dhe Dimarkon. Është e vërtetë që në pjesën e parë Interi ishte më aktiv në krahun e djathtë me Dumfris dhe Pavar, por krahu i majtë është gjithmonë pika më e fortë e Interit. Pse duhej t’i ndryshonte në bllok? Për më tepër, zëvendësimet nuk është se treguan diçka më shumë se lojtarët që ishin më parë.

Edhe një lojtar si Markus Turam nuk ndryshoi dot diçka… Një lojtar si Turam nëse është mirë e nis ndeshjen nga minuta e parë. Është e qartë që kishte probleme fizike, por e kuptoj edhe futjen e tij në lojë sepse me një lëvizje individuale mund të ndryshojë gjithçka. Nuk ndodhi, por kjo nuk ishte për fajin e tij.

A ka diçka që duhet të kërkojë falje Lautaro? Sigurisht. Në ndeshje të tilla të një niveli të lartë nuk mund të pranohen gabime të shumta para portës. Lautaro nuk luajti një ndeshje të keqe jashtë zonës, por ishte totalisht i paqartë në fazën realizuese duke gabuar pothuajse gjithçka.

Nga ana tjetër ishte Kolo Muani… Francezi nuk shënoi, por nga ana tjetër ishte shumë impresionues, edhe më shumë se në sfidat e tjera që ka shënuar. Në aksionin e golit të Konseisaos, ai bën një numër të jashtëzakonshëm, por edhe në lëvizjet e tjera në fushë më ka pëlqyer. Kolo Muani edhe në një ndeshje të madhe tregoi se është një lojtar i një niveli të lartë.

Ku e fitoi ndeshjen Juventusi? Në mesfushë, në pjesën e dytë. Pasi vuajti për të kontrolluar topin në pjesën e parë, në të dytën mesfushorët ndryshuan ritmin dhe qasjen ndaj lojës duke e shtyrë më shumë lojën drejt krahëve me një dinamizëm të madh. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte dëshira që Juventusi kishte për të fituar ndeshjen në pjesën e dytë. Nuk e kisha parë shpesh këtë uri gjatë sezonit.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →