Kaosi te Trabzonspor-Fenerbahce, Federata e Futbollit të Turqisë dënon dhunën: Do veprojë ligji!

kaosi te trabzonspor fenerbahce federata e futbollit te turqise denon dhunen do veproje ligji
kaosi te trabzonspor fenerbahce federata e futbollit te turqise denon dhunen do veproje ligji

Takimi mes Trabzonspor dhe Fenerbahce i kaloi kufinjtë e një ndeshje futbolli. Tifozët e skuadrës vendase të Trabzonsporit zbritën në fushë menjëherë sapo përfundoi takimit, duke sulmuar kështu futbollistët mysafirët. Për episodin e mbrëmshem, ka reaguar edhe Federata e Futbollit në Turqi.

“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme. Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten” – Shkruan Federata.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →