SHBA
Kanye West është përfshirë sërish në telashe ligjore pasi reperi po përballet me një proces gjyqësor për të drejtat e autorit.
Ai është akuzuar se ka përdorur një kolonë zanore instrumentale në dy prej këngëve të tij.
Padia, e cila u ngrit në Los Anxhelos, pretendon se Kanye vazhdoi t’i përdorte këngët pavarësisht se iu mohua leja. Akuza për ‘vjedhjen’ e një kënge është ngritur nga kompania që zotëron të drejtat e asaj origjinale. Sipas pretendimit, reperi përdori në mënyrë të paligjshme elemente të një kënge të quajtur MSD PT2 në këngët e tij ‘Moon’ and ‘Hurricane’, të cilat u shfaqën në albumin e tij të vitit 2021, ‘Donda’.
Avokati i paditësve, Oren Warshavsky, përmes Billboard-it pohoi:
“Kjo padi ka të bëjë me më shumë sesa thjesht mospagimi i tarifës nga të pandehurit.”
Sipas avokatit, bëhet fjalë për të drejtat e artistëve, muzikantëve dhe kantautorëve për të përcaktuar se si publikohen dhe përdoren veprat e tyre.
Paditësi shtoi se pronarët e pronësisë intelektuale kanë të drejtë të vendosin se si do të shfrytëzohet prona e tyre. Ai shtoi se kompania do të parandalonte shkelësit që thjesht të vjedhin.
Kjo nuk është hera e parë që Kanye është paditur për të drejtat e autorit. Ai ishte paditur më parë nga grupi rap Boogie Down Productions, Marshall Jefferson dhe një pastor nga Teksasi, ndër të tjera, për pretendime të ngjashme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co