Kanosën me thikë një bashkëmoshatar për t’i marrë një shumë parash, nis hetimi ndaj dy të miturve në Pogradec

kanosen me thike nje bashkemoshatar per ti marre nje shume parash nis hetimi ndaj dy te miturve ne pogradec





































Policia ka nisur hetim ndaj dy të miturve, 13 dhe 14 vjeç, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatar të tyrin për t’i marrë një shumë parash.

POLICIA

“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për 2 shtetas të mitur, të moshave 13 vjeç dhe 14 vjeç, pasi kanë kanosur më mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tyre, për t’i marrë një shumë të vogël parash”, njoftoi policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. M., 38 vjeç, banues në Ersekë, pasi pasi ka goditur me sende të forta dy shtetas, për motive të dobëta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →