Kodi Elektoral ka të sanksionuar “heshtjen zgjedhore”, që është dita e fundit para votimeve dhe reagimet, deklaratat e partive ose të kandidatëve janë të ndaluara.
Nesër zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Himarës dhe sot me ligj është heshtje zgjedhore. Por kandidati i PBDNJ në Himarë, i mbështetur edhe nga opozita, Petro Gjikuria sot ka bërë fushatë. Ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Postimet Gjikuria i ka bërë në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, të cilat përfshijnë premtimet e tij elektorale nëse zgjidhet ditën e nesërme kryetar bashkie.
Ndërsa pas disa orësh, Gjikuria i ka fshirë postimet.
Mbetet për t’u parë nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të masë masa për kandidatin e koalicionit opozitar.
Petro Gjikuria garon nesër për kryetar Bashkie të Himarës përballë socialistit Vangjel Tavo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co