Katër ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore janë “zjarr” për Partizanin. Të kuqtë e kaluan jo me lavdi derbin Tiranën në ndeshjen e madhe të futbollit shqiptar, e mbyllur me barazim pa gola, por edhe pa spektakël.
Në ndeshjen e radhës, të premten në orën 16:00 është skeduluar transferta kundër Egnatias, kampione në fuqi. Me rrogozhinasit kjo do të jetë beteja e parë pas humbjes së finales së titullit. Kalendari vijon me një ndeshje me Bylisin, që i paraprin dy betejave të tjera “bombë”.
Pas pauzës së Kombëtares të kuqtë sfidojnë Elbasanin e më pas Vllazninë në startin e fazës së dytë. Këto ndeshje pritet të tregojnë shumë rreth forcës së ekipit të Veselinoviç dhe pritet të jenë edhe si një “skaner” mbi atë që të kuqtë do të synojnë në vijimësinë e sezonit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co