
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e Andi Lilës, ambasadorit të FSHF-së për Kampionatin Evropian U-21 që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.
Lila përmes videomesazhit shprehet se ky event nuk do të jetë vetëm ftesë e futbollit, por edhe si një mënyrë e promovimit të mikpritjes shqiptare, ashtu sikurse dhe bukuritë e pasuritë kulturore të vendit tonë.
Sakaq, Rama shkruan krahas videomesazhit se eventi sportiv do të mbahet në stadiumin Air Albania.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë
Mesazhi i Andi Lilës, Ambasador i FSHF për EURO2027/U21:
Të nderuar përfaqësues të Federatave pjesëmarrëse, është një nder i madh për FSHF dhe për Shqipërinë që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatorë të Kampionantit Evropian u-21 të vitit 2027.
Ky është një moment historik për ne dhe një mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar.
Shqipëria ka treguar se është e aftë të organizojë aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League 2022 dhe jam i bindur se Evropiani U-17 që zhvillohet këtë vit, të shërbejë si një shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit tonë.
Ky kompeticion nuk është vetëm një festë e futbollit, por dhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritja, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur.
Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës jo vetëm aftësinë tonë organizative por dhe bukuritë e pasuritë kulturore të vendit tonë.
Ju ftoj që krahas emocionit të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditat tona të bujarisë dhe mikpritjes.
Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krahë hapur në Shqipëri.