Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet & fushat, njihet nga afër me transformimin e “Egnatia Arena”

kampionati europian u 17 shqiperi 2025 delegacioni i uefa s inspekton stadiumet fushat njihet nga afer me transformimin e egnatia arena
kampionati europian u 17 shqiperi 2025 delegacioni i uefa s inspekton stadiumet fushat njihet nga afer me transformimin e egnatia arena

UEFA po zhvillon një tjetër vizitë inspektuese në Shqipëri, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UEFA-s shoqërohet nga përfaqësues të FSHF-së dhe nga grupi ndërinstitucional i punës i ngritur për organizimin e këtij eventi.

Sapo kanë mbërritur në Shqipëri, përfaqësuesit e UEFA-s kanë nisur inspektimet në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet finale. Ata janë njohur nga afër me transformimin e jashtëzakonshëm të stadiumit “Egnatia Arena”, falë investimit të Federatës së Futbollit. Ky impiant modern tashmë plotëson të gjitha kushtet dhe do të jetë gati për finalet e Kampionatit Europian U-17.

Vizita e delegacionit të UEFA-s do të vazhdojë me fushat stërvitore ku do të përgatiten ekipet pjesëmarrëse, si: “Tofik Jashari”, “Shtëpia e Futbollit”, “Selman Stërmasi”, “Kompleksi Skënder Halili”, aneksi i stadiumit “Roza Haxhiu”, “Sol Tropikal” dhe stadiumi “Luzit”.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →