Moderatori Mjeriton Mjekiqi është shprehur se po kalon momentet më të lumtura me gazetaren Ilnisa Agolli, dhe tani më jo poshtë jorganit siç ndodhte në Big Brother Vip.
Çifti, të cilët janë përfolur se kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së BBV3, u shprehën se kanë vendosur që ta mbajnë private marrëdhënien e tyre.
“Jemi shumë të lumtur, po kalojmë momentet e bukura të tonat jashtë kamerave, jashtë atyre mureve, lart jorganit dhe jo poshtë jorganit. Jemi çmallur dhe kemi rëndë dakord që të ruajmë pak jetën private. Kemi planet tona, të punës dhe jetës tonë. Do të jetojmë në Tiranë”, u shpreh Meritoni në post BBV, ku ndodhej i shoqëruar nga partnerja e tij.
Sa i përket djalit të tij Loar tha se ende nuk ka folur dhe se po përpiqet të komunikojë me ish të dashurën që ta lejojë ta takojë.
“S’kam pasur mundësi të lidhem me Loar, jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë të shkoj në Austri të shikoj djalin”, thotë Meritoni.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co