Piotr Zielinski nuk e ka siguruar ende vendin e protagonistit në skuadrën e Interit, por që tani është i dashuruar me ngjyrat zikaltër dhe nuk kishte asnjë dilemë për zgjedhjen që duhet të bënte në merkaton e verës.Mesfushori polak ka dhënë një intervistë nga grumbullimi i kombëtares, ku tregon se gjatë kohës kur ishte në skadencë kontrate me Napolin ka pasur shumë ekipe të interesuara për të. Por ai ishte i bindur që do të qëndronte në Itali dhe do të luante vetëm për ekipin kampion.
“Kur isha në skadencë kontrate me Napolin kisha oferta dhe bisedime me shumë skuadra të ndryshme si Liverpuli, Arsenali, Atletiko e Madridit dhe Juventusi. Kam pasur oferta specifike dhe të shumta nga Barcelona gjithashtu. Por mua më pëlqen shumë Italia. Që kur kam ardhur në Napoli jam ndier shumë mirë dhe do të ishte e vështirë që të shkoja në Angli për shembull. Mund të kisha marrë në konsideratë Spanjën, por prioriteti im ishte të që vazhdoja në Itali. Jam tek Interi, por edhe Napoli është një klub i madh dhe do të isha i lumtur nëse vazhdoja aty dhe rinovoja kontratën”, tha Zielinski.
SA VËSHTIRË- Ai ka zbuluar gjithashtu nisjen e sezonit me Interin dhe faktin që ditët e para të stërvitjes kanë qenë shumë të vështira.
“Unë tani ndodhem në një klub të madh. Këtu nuk të mungon asgjë. Në 3-4 ditët e para të fazës përgatitore kam vuajtur shumë dhe ndoshta kanë qenë më të vështirat që nga periudha kur unë kam ardhur në Itali. Në Milano çdo futbollist ka gjithçka i duhet dhe për këtë arsye duhet që të jetë i përqendruar maksimalisht vetëm në fushën e lojës. Ne kemi një grup lojtarësh specialë, por duhet që të punojmë akoma më shumë për të shkuar sa më larg dhe për të bërë maksimumin në të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Mesfusha që ka Interi është e jashtëzakonshme dhe jam i lumtur që mund të jap kontributin tim sa herë që trajneri do të kenë nevojë për mua. Na pret një sezon i gjatë”, ka thënë Zielinski.
PANORAMASPORT.AL