[embedded content]
Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se sot çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë të frikshme, për shkak të parave të krimit dhe të korrupsionit që qarkullojnë në sektorin e ndërtimit.
Ai dha një shembull, duke thënë se ka njohur një të ri, që kishte blerë 88 apartamente, duke shtuar se këto padyshim “janë para korrupsioni ose krimi”.
[embedded content]
Eksperti i urbanistikës dhe pedagogu Gent Kaprata: Unë kam njohur një djalë të ri që kishte blerë 88 apartamente. Dhe, 88 apartamente blihen me 10 milionë euro, që këta që janë të korruptuar i kanë, sepse po dëgjojmë përditë shifra të çmendura vjedhjesh. Në ndërtim kemi një fluks të madhe, ku përfshihet korrupsioni dhe krimi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co