“Kam marr borxhe me la qiranë”- Bardhi Idrizi thumbon ish-menaxherin në këngën për të bijën: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet! Mamit ia kam nxirë shtatzëninë

kam marr borxhe me la qirane bardhi idrizi thumbon ish menaxherin ne kengen per te bijen njerezit qe ndava buken sot po me anulojne koncertet mamit ia kam nxire shtatzenine





































Këngëtari Bardhi Idrizi, ka shokuar me këngën që ka publikuar së fundmi dedikuar së bijës, pasi ka tërhequr vëmendjen përmes tekstit dhe mesazhit të thellë.

sara gjordeni bardhi

Kjo këngë duket se pasqyron lidhjen e tij me partneren e tij Sara Gjordeni dhe shtatzëninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që po kalojnë së bashku.

“Po mamit ton me kto probleme t’mia, besom ja kam nxi shtatzanin”, thuhet në një varg të këngës.

bardhi idrizi

Në këtë këngë, ai ka shpalosur dhe detaje nga karriera profesionale, duke mos harruar edhe ‘kunjat’ për të tjerët.

Siç është interpretuar edhe nga fansat e këngëtarit, në një varg të tij, këngëtari duket se thumbon ish-menaxherin e tij, Jetmir Agaj, me të cilin ka bashkëpunuar për më shumë se katër vjet.

sara gjordeni bardhi jetmir agaj

Ai hodhi akuza duke thënë se tani po ia anulojnë edhe koncertet dhe se kalon një periudhë të keqe financiare.

“E di që ti po kan sa herë mami kan, se ajo po mërzitet që babin ton pe shajn. Ju thash vllazni, e bash qata m’vranë, e kohëve të fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë, se me njerëzit që ndava bukën e i ndava dertet, sot po mi anulojnë koncertet, tmerr, m’than që kan mem kthy kamarier”, u shpreh ai në këngën “Qikes tem”.

sara bardhi

Kujtojmë që pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3, Bardhi po shijon një romancë me modelen Sara Gjordeni, me të cilën po bashkëjeton në Tiranë dhe janë në pritje të një vajze.

Që prej përfundimit të garës në BBV, Bardhi pati përplasje të shumta me menaxherin e tij, për të cilin thuhet se u bë shkak Sara Gjordeni. Artisti dhe Jetmir Agaj përfunduan bashkëpunimin mes tyre pak kohë më parë, por mesa duhet ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak miqësore.

sara gjordeni bardhi (5) sara bardhi1 sara gjordeni bardhi (2) sara gjordeni bardhi (6)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →