
Mesi apo Ronaldo? Përgjigja se cili ishte lojtari më i mirë vërtitej gjithmonë përreth ketyre dy emrave që kanë lënë shenjë të thellë në historinë e futbollit. Por Xhanluixhi Bufon ka një tjetër alternativë. Ai ka thënë për “Corriere della Sera” se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur është Nejmari. Sipas ish-portierit italian Nejmari meritonte të fitonte 5 Topa të Artë.
“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur… do të thoja Nejmari. Për mendimin tim, ai meritonte të fitonte 5 Topa të Artë. Kam pasur mundësinë të ndaja fushën me Zidanin, Ronaldon Mesin dhe shumë të tjerë, por Nejmari ishte vërtetë një djalë dhe lojtar i veçantë”, ka thënë Xhanluixhi Bufoni./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news