Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, por edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe nëse do të jetë ajo kandidatja e opozitës së bashkuar.
Tabaku u shpreh se ka kërkuar bashkimin e PD dhe një ofertë të përbashkët politike, gjë që sipas saj kërkohet edhe nga shumica e qytetarëve që ndajnë këto shqetësime.
“Kam kërkuar me ngulm bashkimin e PD dhe krijimin e një oferte të përbashkët dhe sot kemi arritur në një pikë ku shqiptarët kërkojnë bashkimin e PD dhe një ofertë politike. Sot jemi me një grup me 47 deputetë që janë bashkuar. Kjo nuk e ka bashkuar partinë, pasi duhet të kalojë në bazë, te njerëzit. Ata i dëgjojnë politikanët dhe sherrnaja ka lëvizur edhe poshtë. Ka nevojë që të lëvizim dhe të mos mendojmë për cicmicet dhe thumbat dhe t’i japim njerëzve një ofertë”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co