Aktorja kosovare, Teuta Krasniqi ka folur për ndarjen nga ish-bashkëshorti, Blero Muharremi, teksa rrëfeu se nuk e ka përjetuar mirë.
Ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.
Gjatë një interviste për emisionin “SOL”, Teuta Krasniqi ka rrëfyer se ndarja nuk ka qenë aspak e lehtë për të, duke shtuar se ka përjetuar ankth e depresion nga divorci me këngëtarin.
“Babin kur unë e kam bërë shok. Ka qenë një kohë kur unë jam ballafaquar me sfidën më të madhe në jetën time pas ndarjes gjatë asaj periudhe dhe pas, ku për mua veç mbështetja te Zoti që kam kaluar një periudhë tepër të vështirë dhe nuk e kam pasur deri vonë lehtë me folur për atë periudhë për ankthin që e kam kaluar, depresionin që e kam kaluar.
Nuk kisha dashur askush të përjetojë çfarë kam kaluar unë, babai im ka qenë për mua gjithmonë. Me babin e kam një afërsi që është personi i vetëm që më njeh tamam edhe që sa herë që kam ndonjë problem ndonjëherë them në moment që unë flas dhe ai më dëgjon, më duket sikur më është lehtësuar ai problem. Kjo është e vërtetë”, tha aktorja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co