Kallëzimi i qytetarëve dhe Asllan Dogjanit në 2020, deputeti i PD thirret për shpjegime në SPAK. Çfarë dëshmoi për mediat

kallezimi i qytetareve dhe asllan dogjanit ne 2020 deputeti i pd thirret per shpjegime ne spak cfare deshmoi per mediat
kallezimi i qytetareve dhe asllan dogjanit ne 2020 deputeti i pd thirret per shpjegime ne spak cfare deshmoi per mediat

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani. Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →