Giroud ka thënë fjalët e para pas transferimit në SHBA te Los Angeles.
“Shpresoja të kisha mundësinë të bëja më tepër, por nuk do t’i harroj kurrë 13 vitet e kaluara në futbollin europian. Gjithashtu edhe vitet e kaluara me kombëtaren e Francës janë të paharrueshme.
Unë gjithsesi mbetem një person shumë konkurrues dhe dua të jap më të mirë time edhe tek ekipi i ri. Dua të fitojë të tjerë trofe, tashmë me fanellën e Los Angeles FC.
Është fantastike të rigjej Hugo Lloris. Të them të vërtetën, ishte pikërisht Hugo ai që më mbushi mendjen të vija këtu për të përjetuar ëndrrën amerikane” – tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co