Autoritetet në Kaliforni kanë urdhëruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve për shkak të zjarreve në pyje që po përhapen në veri të shtetit amerikan.
Rreth 28,000 njerëz janë njoftuar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, tha Byroja e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, raporton BBC.
Moti shumë i nxehtë, i thatë dhe me erë pritet të vazhdojë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë parashikon që javën e ardhshme temperaturat të arrijnë deri në 47 gradë.
Qyteti i Oroville anuloi shfaqjen e tij tradicionale të fishekzjarreve më 4 qershor dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos ndezin fishekzjarre për të mos shkaktuar zjarre të reja.
Sherifi i qarkut Bath Corey Honea tha se katër zjarre kanë shpërthyer në zonë në javët e fundit dhe paralajmëroi se nuk pritej një fund i tyre së shpejti.
Sipas shifrave zyrtare, 24 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Kaliforninë që nga java e fundit e qershorit ndërsa Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bath County.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co