Kalafiori ndez duelin me Gjermaninë: E ndjejnë veten superiorë me ne, por i kemi ulur gjithmonë me këmbë në tokë

kalafiori ndez duelin me gjermanine e ndjejne veten superiore me ne por i kemi ulur gjithmone me kembe ne toke
kalafiori ndez duelin me gjermanine e ndjejne veten superiore me ne por i kemi ulur gjithmone me kembe ne toke

Italia do të përballet mbrëmjen e nesërme me Gjermaninë në çerekfinalen e Ligës së Kombeve. Një kundërshtar me të cilin axurrët kanë një rivalitet historik mes tyre. Rikardo Kalafiori ka ndezur edhe më shumë duelin me deklaratën e tij në konferencë për shtyp. Mbrojtësi italian ka thënë se gjermanët kanë pasur gjithnjë arrogancë kundrejt tyre, por në fund Italia gjithmonë i ka ulur me këmbë në tokë.

“Nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat. Ata e kanë pasur gjithmonë këtë lloj arrogance, janë ndjerë superiorë me ne. Por ne gjithnjë i kemi ulur me këmbë në tokë. Jemi të përulur, por në të njëjtën kohë kërkojmë të arrijmë maksimumin”, ka deklaruar Rikardo Kalafiori./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →