Kristian Shpendi është duke dëshmuar aftésitë e tij edhe në Serinë B. Lojtari shqiptar nunëron 8 gola në 12 ndeshje deri më tani. Një statistikë mjaft pozitive, e cila ka bërë që klubet e Serisë A ta mbajnë në vëzhgim. Një prej skuadrave të interesuara për shërbimet e Shpendit është Fiorentina, e cila e sheh si zëvendësuesin ideal të Kean-it.
Në një intervistë në “Radio Firenzeviola”, Davor Joziç ka treguar të gjitha cilësitë e Shpendit. Ish- trajneri i moshave të Çezenës është i mendimit se sulmuesi 21-vjeçar duhet lënë që të përfundojë sezonin te bardhezinjtë. Sipas tij, vetëm në rast se bind në një sezon të plotë në Serinë B, atëherë do të jetë gati për të provuar veten në Serinë A.
“Për mendimin tim atij duhet t’i jepet një sezon i plotë. Nëse konfirmohet në këto nivele, atëherë ai do të jetë gati për Serinë A. Ai është një nga dy binjakët, një sulmues modern dhe ka 8 gola në 12 ndeshje, që është shumë në sezonin e tij të parë në Serinë B. Ka shpejtësi dhe rezistencë të shkëlqyer. Atij i pëlqen i gjithë fronti i sulmit që funksionon mirë në thellësi. Nuk është si Inzagi, që ndihej keq po të mos shënonte, por i pëlqen t’i ndihmojë shokët e skuadrës.
Ai duket pak si Kean, por është më i lëvizshëm edhe pse është më pak i fuqishëm. Lëviz mirë dhe nuk ka vështirësi në marrjen e topit. Ka karakteristika që e bëjnë atë një sulmues të shkëlqyer që do të jetë në gjendje të bëjë mirë në Serinë A. Ndoshta karakteristika e tij më e mirë është përulësia e tij”, ka deklaruar Davor Joziçi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news