“Ka pasur dy sulme kibernetike, nuk janë raportuar”- Ervin Salianji zbulon detaje nga raporti i opozitës: Iranianët u përdorën si justifikim! Ja çfarë deklaroi Ervin Muça

ka pasur dy sulme kibernetike nuk jane raportuar ervin salianji zbulon detaje nga raporti i opozites iranianet u perdoren si justifikim ja cfare deklaroi ervin muca



































Deputeti i PD Ervin Salianji ka zbuluar detaje nga puna e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Gjatë prezantimit në Kuvend të mendimit të pakicës, Salianji tha se ka pasur dy sulme kibernetike, ku është prekur edhe sistemit TIMS.

ervin salianji

Sipas tij, nuk janë marrë masa për hetim të thelluar duke sjellë që pas sulmit të parë, të ketë edhe një sulm të dytë.

Salianji i referohet deklaratave të Ervin Muçës, ish drejtorit të IT në policinë e shtetit, ndërsa theksoi se të dhënat e TIMS ndodhen online dhe mund ti blerë kushdo që ka interesa dashakeqëse për Shqipërinë.

“Nga dokumentacioni i administruar dhe nga dëshmitë e marra nga komisioni hetimor rezultoi se më 14 tetor 2021 ka pasur një sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit përfshirë edhe atë TIMS. Ky sulm nuk është raportuar nuk janë kryer hetime të thelluara apo verifikime. Rezultoi se më 9 shtator 2022 ka pasur një sulm të dytë të sistemeve informatike të policisë së shtetit përfshirë TIMS, i cili sipas dëshmive ishte pasojë  e mosmarrjes së masave nga sulmi i tetorit 2022. Si rezultat i këtyre dy sulmeve drejtuesit e departamenteve  të ID në policuinë e shtetit kanë deklaruar se të dhënat e TIMS gjendjen në kanal online dhe mund të blihen nga cdo person që mund të ketë interes”, tha Salianji.

Salianji ka zbuluar se këto sulme kibernetike janë justifikuar nga drejtues të Ministrisë së Brendshme si vepra të hakerëve iranianë, por sipas Ervin Muçës dhe gjetjeve të komisionit hetimor kjo nuk është e vërtetë.

“Justifikimi më i përdorur nga drejtuesit e ministrisë së brendshme ka qenë se sulmet janë kryer nga iranianët. Kjo nuk ishte e vërtetë sipas tij dhe hetimit të komisionit parlamentar. Kjo vërtetohet nga një memo e vitit 2021 ku ish-drejtuesja e departamentit IT konfirmon se disa kompjuterë të drejtuesve administrativë janë hakeruar dhe kjo ngjarje u fsheh. Këto sulme janë kryer edhe në sistemet e policisë së shtetit, të cilat arritën të prekin çdo pikë fundore sepse personat që e kishin për detyrë jo vetëm që nuk kanë bërë izolime por kanë bashkëpunuar me hakerët e sistemit sipas deklarimeve të zotit Muça”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →