Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste, është shprehur se vota e diasporës është shumë e rëndësishme, por shtoi se ka një ngërç që lidhet me identifikimin e tyre.
Ajo u shpreh në emisionin “Kjo Javë” në News 24, se ka dhe vështirësi teknike dhe legjislative, por theksoi se mbase në zgjedhjet e ardhshme, emigrantët do të kenë mundësi të votojnë.
“Diaspora është e rëndësishme dhe ky ka qenë momenti i duhur.
Ka një ngërç sa i përket votës së diasporës, por ne në Komisionin e jashtëm kemi edhe një komision për diasporën dhe po hartojmë mundësinë apo edhe modelin që do na duhet të ndjekim për të bërë të mundur edhe prezencën e votës së emigrantëve.
Problemi le të themi kështu ose vështirësia qëndron te identifikimi, por sa i përket politikës se si do funksionojë ne duhet të zgjedhim mënyrën se si, sepse në disa vende ka mënyra të ndryshme.
Ne duhet të zgjedhim një model
Në momentin që ne do kemi mundësinë të paktën me identifikimin me anë të pasaportës patjetër do e mundësojmë, se për shembull në disa shtete të tjera është krijuar mundësia e të votuarit me postë apo në mënyre elektronike, A do të ndiqet kjo? Nuk e di ende, do të duhet që ta hartojmë e verifikojmë me nuk e kemi këtë mundësi.
Ka vështirësi teknike por edhe nga ana e legjislacionit, mbase në zgjedhjet e ardhshme do të jetë zgjidhur dhe emigrantët do të japin votën e tyre, që patjetër është e rëndësishme”, tha Mimi Kodheli.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co