
TIRANE
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.
Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme Roza ka biseduar me Julin dhe ka kujtuar disa momente nga fëmijëria e saj. Teksa është shprehur dhe më parë se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj mamasë së saj, Roza ka kujtuar disa momente, të cilat e kanë bërë të përloten.
‘Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa i thënë babit.. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik…’- ka thënë Roza
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co