Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, i cili numëron 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares Shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme me skuadrën sllovake të Kosices, në duelin ndaj Trencit, të fituar nga ekipi i Qoses me rezultatin 1-2.
28-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të të sfidës, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht me Donkor në minutën e 90-të. Për golin e fitores mendoi Fabis në minutën e 90+8. Një 3 pikësh i artë ky për Kosicën, në luftën për mbijetesë.
Për sa i përket Qoses ky ishte goli i dytë në 25 ndeshje me ekipin sllovak. 28 vjeçari la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 77-të të sfidës, teksa nuk dihet në qoftë se do të jetë i disponueshëm në duelin e radhës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co