
Ndonëse po punohet për rikthimin e normalitetit në Vlorë pas përmbytjeve, nëpër rrugë ka ende baltë dhe madje në disa banesa ka prezencë uji.
Operatori i News24 Marius Seiti dhe gazetari Enrik Mehmeti kanë sjellë dëshmitë e banorëve dhe pamje nga zonat e përmbytura.
“Uji në dhomë është rreth 5 cm. Më ka rënë dhe tavani nga shirat. Frigoriferi i djegur, të gjitha të djegura, të hedhura poshtë. Kam që në 3 të mëngjesit sot dhe akoma s’kam bërë gjë. Shpresoj të vënë dorën në zemër këta të bashkisë se besë nuk u kam. Është hera e dytë, e tretë brenda dy viteve. Është e vetmja lagje që jemi problematikë. Shkak i përmbytjes thonë jo nuk u pastruan tubacionet e kanalizimet, jo nuk kanë punuar pompat e ne në batall”, tha një banor.
[embedded content]
Ndërsa pronari i një punishteje tha se dëmi në magazinë i ka kaluar 2 mln lekë.
“Ka dy ditë që bëj pastrime. Materialet i kam hequr. 2 mln lekë materiale. Hera e parë që na ndodh. Unë i ngrita një pjesë. Unë nuk isha këtu kur ndodhi. Momentin e fundit i ngrita”, tha ai.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se institucionet po vijojnë punët për t’iu ardhur në ndihmë banorëve dhe me ndihma ushqimore. “Situata duke e qetë, rrugët janë të kalueshme edhe pse ka ende balte. Puna për pastrimin vijon. Po është i nevojshëm një plan masash që kjo situatë të mos përsëritet më”, raportoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co