“Ka 16-17 ministra që shkojnë me taksi 1 herë në 2 ditë në SPAK”, gazetari Çollaku: Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për këto raste

ka 16 17 ministra qe shkojne me taksi 1 here ne 2 dite ne spak gazetari collaku duhet te kerkojme pse nuk ka avancime per keto raste
ka 16 17 ministra qe shkojne me taksi 1 here ne 2 dite ne spak gazetari collaku duhet te kerkojme pse nuk ka avancime per keto raste

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Open” në News24 ka folur në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, duke thënë se “një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni” dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor dikë nesër kur të gjitha gjurmët janë aty.

Ai u shpreh se duhet të kërkohet se përse nuk ka avancime në rastet që sipas tij kanë nisur të hetohen në SPAK.

Sipas tij në Prokurorinë e Posaçme janë hapur dosje për kryeministrin Rama, për vëllanë e tij si edhe ka “16-17 ministra që shkojnë me taksi thuajse 1 herë në dy ditë në SPAK”.

[embedded content]

“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor nesër kur gjurmët janë aty. Rasti i  zonjës Xhaçka ngjan me atë të zotit Kokëdhima në rastin e investimit atje. Ka edhe dosje që përfshijnë Ramën vetë, është dosja e McGonigal, e regjistruar në SPAK.

Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për të. Aty denoncohen Balla, Veliaj, Gjiknuri, Rama. Është dosja e vëllait të Ramës, është e hapur. Ka shumë gjëra në SPAK, në Gjermani. Këtë duhet të kërkojë drejtësia për këdo. Janë shumë ngjarje gjyqësore, ke 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK. I ke me akuzë direkte, janë nën hetim.

Drejtuesi i SPAK ka deklaruar se ka regjistruar procedimin penal që do të thotë se është në hetim. Është Gjiknuri, Xhaçka , Beqaj, Tahiri, Xhafa, Balluku, janë në SPAK”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →