Në “shtëpinë” e Juventusit nuk ka qetësi. Ekipi bardhezi është në përgatitjet e fundit, sa i takon ndeshjes së parë në kampionat, ajo që do të luhet të hënën në mbrëmje ndaj Comos. Skuadra e Thiago Mottës ende nuk është e kompletuar ndaj vijon të jetë maksimalisht e përqendruar në merkato. Sa i takon emrit më të lakuar në kampin bardhezi vijon të jetë ai i holandezit të Atalantës Koopmeiners.
Ky i fundit nuk luajti në sfidën finale të Superkupës së Europës ndaj Real Madrid, një mesazh i qartë ky për klubin bergamask, se ai dëshiron të transferohet në Torino. Pas refuzimit të ofertës së parë prej 50 milionë eurosh nga ana e Atalantës, Juventus e ka rritur ofertës dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, vlera ka shkuar afro 60 milionë euro dhe drejtuesit e Juventusit janë optimistë se ziklatrit këtë herë do të japin ok për transferimin e mesfushorit holandez.
Por ndërsa për Koopmeiners ka lajme pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për situatën brenda shtëpisë juventine. Bëhet fjalë për çështjen “Federico Chiessa”. Thiago Motta duke se ka marrë vendim: Ai nuk e shikon më Chiessan pjesë të projektit bardhezi, ndaj ka vendosur që ai të stërvitet individualisht e jo më me grupin.
Në këto kushte mediat bëjnë me dije se agjenti i Chiesas është ulur në bisedime me drejtues të skuadrave milanezë Inter dhe Milan për të parë situatën nëse në të ardhmen mund të ketë hapësirë për transferimin e tij në Milano. Lojtarit i skadon kontrata vitin e ardhshëm ndaj Juventus do të kërkojë ta shesë atë këtë vit, për të mos e humbur atë pa përfituar asgjë sezonin e ardhshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co