Juventus kërkon të bëjë një transferim të bujshëm në këtë merkato vere. Preferenca e momentit te bardhezinjtë e Serie A është Adeyemi i Dortmund, sulmues ky që ka treguar veten te verdhezinjtë.
Sipas edicionit të sotëm të Bild, megjithatë, klubi i Bundesligës ka mbyllur efektivisht dyert për shitjen e sulmuesit në këtë afat kalimtar. E vetmja rrugë që do dërgonte në lamtumirën e lojtarit me Signal Iduna Park do të ishte ajo e një oferte të parezistueshme që kap shifrën e 50 milionë euro cash.Gjithsesi, kjo shifër konsiderohet tejet e lartë nga Juvja.
Në këto kushte, e vështirë të flitet për tratativa, pasi Dortmund nuk pranon negociata. Adeyemi luan prej dy vitesh te kjo skuadër.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co