Juventus ndan “rrugët” me portierin, ja sa do t’i kushtojë largimi i polakut klubit torinez

juventus ndan rruget me portierin ja sa do ti kushtoje largimi i polakut klubit torinez
juventus ndan rruget me portierin ja sa do ti kushtoje largimi i polakut klubit torinez

Juventusi ka vendosur t’i japë lamtumiren Vojçeç Szczęsny, edhe pse portieri polak ka qenë një nga pikat fikse të 6 viteve të fundit te skuadra bardhezi me mbi 400 ndeshje të luajtura me të.
Trajneri Tiago Mota nuk e sheh më si pjesë të ekipit të tij dhe ai, së bashku me disa lojtarë të tjerë, janë lënë të stërviten edhe veçmas, jashtë planeve të klubit. Një situatë që gjithsesi nuk po zgjidhet, duke detyruar Juventusin që të paguajë futbollistin vetëm që ai të largohet.

Ofertat që kanë mbërritur deri tani në adresë të polakut nuk e kanë bindur dhe Juventusi duket se ka gjetur një akord për të prishur me marrëveshje kontratën që ka me të.
Kësisoj, nga largimi i tij Juventusi jo vetëm që nuk do të përfitojë asgjë, pasi nuk po e shet dot, por për më tepër do të detyrohet të paguajë para të tjera që ai të mos jetë më pjesë e torinezëve. Gjithsesi, shpenzimi pritet të jetë më i vogël se sa rreth 13 milionë euro që Juventusi paguante në vit për rrogën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →