“Justifikime gjejmë sa të duash, fusha në gjendje të mjerë”! Bledi Shkëmbi shkund Tiranën: Mos të shënojmë për të ngushtuar diferencat

justifikime gjejme sa te duash fusha ne gjendje te mjere bledi shkembi shkund tiranen mos te shenojme per te ngushtuar diferencat
justifikime gjejme sa te duash fusha ne gjendje te mjere bledi shkembi shkund tiranen mos te shenojme per te ngushtuar diferencat

Tirana e Bledi Shkëmbit nuk ka një ecuri të mirë në këtë sezon, të paktën në nisjen e kampionatit. Bardheblutë janë ende në kërkim të fitores së dytë në kampionat dhe do të presin sërish, pasi Vllaznia nuk i ka lejuar që të festojnë kundër tyre.

Shkodranët kanë fituar në shifrat 3-4, por nuk kanë vuajtur sa e tregon rezultati. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Balaj në minutën e 9 me penallti, ndërsa 9 minuta më vonë, po i njëjti sulmues dyfishoi shifrat. Në minutën e 33, Mala mbylli historinë e ndeshjes, të paktën në pamjen e parë, duke dërguar shifrat në 0-3.

Kështu do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa Tirana reagoi në të dytën me Bajrovic. Pas goditjes së këtij të fundit dhe devijimit të Juric në minutën e 55, kryeqytetasit ngushtuan diferencën. Por vetëm 11 minuta më vonë, Gruda shënoi edhe golin e katërt.

Një skenë e shëmtuar me tifozët e Tiranës që pasi panë lojtarët e Vllaznisë duke festuar hodhën një lëndë plasëse, duke shtrirë përtokë tre lojtarë të Vllaznisë. Dëmtime më serioze kishte Mala, ndërsa edhe Qato nuk po ndihej mirë. Ambulanca shoqëroi lojtarin e Vllaznisë dhe ndeshja u ndërpre për shumë minuta.

Për këtë arsye u akorduan 17 minuta shtesë. Tirana u kujtua të reagonte vonë teksa në minutën e 103, një penallti u akordua nga gjyqtari pas prekjes me dorë të Balajt. Bajrovic nuk gaboi, ndërsa në minutën e 107, Ndreca mbylli ndeshjen me golin e shënuar, në 3-4. Pas kësaj humbje, Tirana e Shkëmbit shkon në zonën e ftohtë, ndërsa Vllaznia kryeson kampionatin. Më poshtë gjeni intervistën e Shkëmbit për RTSH Sport:

“E nisëm ndeshjen shumë dobët, linja e mbrojtjes nuk ishte e vëmendshme. Nuk di çfarë t’i vë emrin. Kemi punuar në stërvitje, por individualisht nuk performojmë. Ishim ndryshe si ekip në pjesën e dytë, por duhet të luajmë konstant e jo të shënojmë sa për të zbutur goleadën e kundërshtarit. Justifikime mund të gjesh sa të duash, si për shembull fusha e stadiumi në gjendje të mjerë. Reagimi ynë ishte i sforcuar. Pjesa e parë me Bylisin dhe kjo e sotmja, 2 ndeshjet më të këqija që kemi bërë deri tani”, u shpreh Shkëmbi.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →