Juristi Lushnjari: Marrëveshja për emigrantët i solli vota të djathtës italiane. Në Shqipëri politikanë që përfliten kaq shumë

juristi lushnjari marreveshja per emigrantet i solli vota te djathtes italiane ne shqiperi politikane qe perfliten kaq shume
juristi lushnjari marreveshja per emigrantet i solli vota te djathtes italiane ne shqiperi politikane qe perfliten kaq shume

Juristi Ermir Lushnjari, në një komunikim me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News24, ka komentuar edhe marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Lushnjari theksoi se marrëveshja për emigrantët mes dy vendeve duket se i solli më shumë vota të djathtës italiane. Ai shtoi se fakti që në Shqipëri kemi politikanë që përfliten kaq shumë, nuk është sinjal i mirë për demokracinë shqiptare.

“Për të djathtën italiane, marrëveshja për emigrantët është zgjidhje që ju sjell vota. Shqipëria po i jep ndihmë të vogël Italisë, por se ka kosto të madhe. Italianët nuk e shohin si zgjidhje ardhjen e emigrantëve afrikanë në Shqipëri. Italia është një shtet që e njeh emigracionin edhe vetë. Duhet të ndërhyjë BE, por edhe OKB. Është fenomen që zgjat edhe 10-20 vite.

Nuk është praktike, që i sjellin emigrantët në Shqipëri, i çojnë sërish në Itali, zgjatet procedura me pak fjalë. Opinioni shqiptar është mësuar dhe stërmësuar me lajme të tilla. Qeveria shqiptare ka kaluar vijën e kuqe për sensacione. Lajme të tilla nuk bëjnë më përshtypje në Shqipëri e kjo nuk është shenjë e mirë. Fakti që kemi politikanë ka shumë të përfolur, nuk është mirë për demokracinë”, deklaroi Lushnjari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →