Julka Gramo, një mama çunash përpara dyzimit për të patur vajzë: Kurrë mos thuaj jo…

julka gramo nje mama cunash perpara dyzimit per te patur vajze kurre mos thuaj jo
julka gramo nje mama cunash perpara dyzimit per te patur vajze kurre mos thuaj jo

Në podcast-in “Mami Evita” me moderatore Evi Reçin, ishte e ftuar këngëtarja dhe moderatorja Julka Gramo për një bisedë rreth jetës prindërore që nuk ka preferuar ta flasë shpesh në ekran.

Moderatorja tregoi se është bërë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare, menjëherë pas propozimit që mori nga Andi, partneri i saj. Edhe pse ajo shprehet se kishte në plan të qëndronte edhe disa vite, duke u fokusuar më shumë në karrierë, lajmin se do të bëheshin prindër e pritën shumë mirë.

Pavarësisht se shtëpia është e mbushur me djem, Julka nuk e ka ndier dëshirën e çmendur për një vajzë. Ajo është e përkëdhelur prej tre çunave të shtëpisë, por nëse ata do t’i kërkonin një motër siç shkruhet në pyetjen hipotetike, ç’do të ndodhte?

Kjo puna e motrës ka kaluar në disa faza. Fillimisht kur u bëja pyetjen unë çunave që si mendoni të keni një motër thoshin “ua sa mirë, shumë mirë, po duam”. Nëse do të pyesim tani, të dy çunat do të thoshin jo. Iani edhe pse më përpara thoshte “po” dhe i dukej shumë bukur si ide, tani thotë “jo sepse nuk dua që të kujdesem për një motër tjetër më të vogël” sepse tani që është rritur sigurisht i kanë rënë disa përgjegjësi, ndërkohë që i vogli është okej ashtu siç është.

Pastaj me tim shoq kemi qenë të dyzuar. Ka pasur momente që më thoshte ai “do të bëhemi me një gocë” unë i thosha jo, çfarë thua, ta fillojmë nga e para, ndërkohë tani shoh bebusha, ato këmbët e vockla, ngordh fare, mbaroj dhe them po mirë ta bëjmë edhe një gocë, pastaj thotë “jo zemër”, kështu që nuk do të kemi gocë. Asnjë nga çunat e mi, edhe të vegjël, edhe të mëdhenj nuk duan një gocë por me thënë të drejtën edhe unë nuk do të isha e gatshme që të filloja çdo gjë nga e para, kurrë mos thuaj jo se unë edhe e kam kënduar, por me thënë të drejtën kur kalojnë këto fazat, rriten fëmijët dhe ti ke një lloj komforti të paktën për gjumin e natës, nuk do të isha e gatshme ta filloja edhe njëherë nga e para kështu që edhe unë bashkohem me çunat dhe do të isha për një jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →