“Jua them me zemër, nuk përfundon sot sezoni”, Konseisao pas humbjes: Do të punoj ditë e natë për vendin e 4-t

jua them me zemer nuk perfundon sot sezoni konseisao pas humbjes do te punoj dite e nate per vendin e 4 t
jua them me zemer nuk perfundon sot sezoni konseisao pas humbjes do te punoj dite e nate per vendin e 4 t

Milani ka humbur mundësinë për të ngushtuar diferencat me vendin e 4-t në Serinë A. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Torino, çka i lë ata jashtë zonës europiane. Serxhio Konseisao ka thënë pas ndeshjes se kjo humbje nuk i heq shpresat e Milanit për të arritur objektivat. Trajneri portugez është zotuar se do të punojë ditë e natë për të marrë vendin e 4-t në Serinë A.

“Dua t’ju them diçka vërtetë me zemër. Sot nuk ka përfunduar sezoni. Ne jemi këtu për të arritur në vendin e 4-t. Do të jem në Milanelo për të punuar ditë dhe natë. Nuk më intereson asgjë, do të punën çdo orë për vendin e 4-t”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →