
Një 13 vjeçare italiane ka rënë pre e një përdhunimi në grup, ndodhur në ambientet e një tualeti publik të Villa Bellini në Catania. Ngjarja tronditëse ndodhi në sy të të dashurit të saj, ditën e martë të javës së shkuar.
Ndërsa kanë kaluar disa ditë, e mitura ka mundur që me ndihmën e policisë të identifikojë 3 nga 7 autorët e përdhunimit.
Sipas mediave italiane, e mitura u është përgjëruar 7 autorëve që të mos e lëndonin dhe ta linin të shkonte, por lutjet e saj nuk janë dëgjuar.
Zëvendësprokurorja kërkoi vleftësimin e dispozitës dhe dhënien e masës së arrestit me burg për të dyshuarit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë episod të frikshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co