Më 8 Shtator në Spectapolis, stadiumi “Selman Stërmasi” do të mirëpresë një nga tenorët më të mëdhenj të historisë së operas, José Carreras.
Carreras, i lindur në Barcelonë dhe i njohur për performancat e tij në skenat më prestigjioze botërore si Theatre alla Scala, Neë York Metropolitan Opera, dhe Royal Opera House, ka një karrierë që përfshin mbi 60 opera dhe më shumë se 160 regjistrime muzikore. Ai është bërë një ikonë e muzikës klasike, duke fituar zemrat e miliona adhuruesve në mbarë botën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët që të mos e humbin këtë natë të magjishme. “Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një natë të paharrueshme me zërin e tij të jashtëzakonshëm”, shkruaj Veliaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co