
Emocionet sa vijnë e shtohen, teksa tashmë vetëm disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë. Të dielën e 14 korrikut, iberikët kërkojnë suksesin, ndërsa “3 luanët” do tregojnë se edhe ata mund të ngjiten në majën e Europës. Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24, bëri analizën e tij.
“Morata do të shihet se në çfarë gjendje është. Nuk luhet me 9 fallso, sepse e plotëson Olmo. Nuk ka përse të ndryshojë modul Spanja, me këtë modul do luajë. Anglia çfarë do sjellë ndryshe, kjo është çështja” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co