Në futboll po investohen shuma marramendëse dhe paraja po dikton gjithnjë e më shumë lëvizjet e lojtarëve në merkato. Por në një botë të mbushur plot me dëshirë për pasuri, ka ende njerëz që nuk blihen me para. Aleks Baena ka dhënë një shembull se pasioni është më i rëndësishëm se sa llogaria bankare.
Lojtari i Vijarealit ka refuzuar ofertën e majme të Al Ahlisë. Klubi arab ishte i gatshëm të aktivizonte klauzolën prej 60 milionë eurosh të Baenës, të cilit nga ana tjetër i ofroi 18 milionë euro në sezon. Bëhet fjalë për 16 milionë euro më tepër se rroga e tij aktuale. Vendimi ishte i gjithi në dorën e lojtarit, i cili zgjodhi të vazhdonte karrierën në La Liga përpara milionave të Arabisë Saudite./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news