“Jeni kthyer në banal në gjithçka që bëni në këtë Kuvend”- Bardhi kërkon arsyen e zhvendosjes së ditës së seancës plenare, Felaj: Nuk jam e detyruar t’u jap asnjë shpjegim sa kohë….

jeni kthyer ne banal ne gjithcka qe beni ne kete kuvend bardhi kerkon arsyen e zhvendosjes se dites se seances plenare felaj nuk jam e detyruar tu jap asnje shpjegim sa k

































Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Kuvend, i ka kërkuar zv/kryetares së Kuvendit të japë shpjegime mbi arsyet e zhvendosjes së ditës së mbajtjes së seancës plenare sot dhe jo të enjten, siç është e përcaktuar në rregullore.

bardhi felaj

Gjithashtu ai kërkoi se pse kërkesa e deputetëve të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me abuzimin me tenderat, nuk është futur në rend dite.

Bardhi: Kam dy çështje për procedurë! Njëra pse keni vendosur që kuvendin ta trajtoni dsi dyqan personal, prandaj në cilësinë e drejtueses së seancës të sqaroni pse është zhvendosur seanca nga dita e enjte, që është një rregull i shkruar, për të mërkurën.

Kemi detyrimin, sepse keni marrë këtë vendim të njëanshëm.

Nëse është ajo arsyeja e publikuar në media, është një akt i turpshëm dhe distancoheni nga ajo arsye banale.

Së dyti, me kërkesën 2319 protokolli datë 10/6/2024, depozituar brenda afatit, një grup deputetësh të OPD, kanë kërkuar interpelancë urgjente me Eid Ramën për keqpërdorimin e fondeve publike.

Kërkesa, nëse firmoset nga 7 deputetë, sipas kushtetutës përfshihet si pika e parë e rendit të ditës. Kemi marrë një përgjigje banale, sepse jeni kthyer në banal në gjithçka bëni në këtë Kuvend, që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit. për të na e cilësojnë si cenim të nderit të kryeministrit. Kryeministri po të kishte dinjitet mos t’u japë tendera familjarëve të tij. Ju jo vetëm nuk e njoftuat, por pasi keni refuzuar interpelancën, po shkelni dhe të drejtën e kolegëve për të sqaruar seancën plenare mbi arsyet e kësaj interpelance.

Felaj: Është vendim i konferencës së thirrur rregullisht, ku ju nuk denjuat të merrnit pjesë. Nuk jam  e detyruar t’u japë asnjë shpjegim sa kohë nuk merri pjesë në mbledhjet e konferencës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →