Rafael Leao ka kërkuar publikisht nga Milani që të sjellë Moise Kin nga Fiorentina, si partner të ri në sulm. Portugezi u pyet nga një tifoz gjatë një transmetimi live në Twitch, nëse do të sillte Kin për transmetimin tjetër, por Leao shkoi edhe më tej.
“Do të doja… Edhe për Milanin. E dua Moisen, ai është vëllai im dhe së bashku do të ishim të çmendur. Do t’i shkatërronim të gjithë”, ka thënë Leao.
Shanset që ky transferim të ndodhë janë të vogla, veçanërisht pasi klauzola prej 52 milionë eurosh e lirimit në kontratën e Kin me Fiorentinën ka skaduar. Aktualisht, ai është duke diskutuar për një marrëveshje të re që do të rrisë ndjeshëm ose madje do ta heqë këtë klauzolë për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Milani është në negociata me Mançester Junajtid për të siguruar huazimin e Rasmus Hojlund me opsion blerjeje, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të ngjallë po aq entuziazëm tek Leao sa ideja e bashkëpunimit me Kin.
PANORAMASPORT.AL
The post “Jemi të çmendur, do t’i shkatërronim të gjithë”, Leao i kërkon publikisht Milanit transferimin e sulmuesit italian appeared first on Gazeta Shqiptare Online.