TIRANE
Çifti Sara-Bardhi duket se nuk po gjejnë qetësi! Pas prime të kaluar, ata janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë nominimi i Sarës.
Modelja i është drejtuar partnerit të saj se në këtë lojë është naiv, por kjo e ka irrituar këngëtarin, i cili gjatë bisedës i ka fishkëllyer duke i thënë “nuk je duke folur me Ilnisën”.
Sara i tha se “në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin”, të tre këta banorë që janë në televotim së bashku me Sarën.
Pas debateve Bardhi u largua, ndërsa Sara i tha “jam mësuar me ty që ikën, uroj mos ta bësh jashtë”.
Debati mes çiftit:
Sara Gjordeni: Nuk vjen ai këtu shef kamerat dhe pastaj ti thua: Po është e vërtetë, ka bërë gabime ka gabu!
Bardhi Idrizi: Ti nuk je kurrkund nuk je, a e di
Sara: A je mirë, a je në lojë apo je jashtë
Bardhi: Për mirë jemi tu fol, jo për keq. Ne e dimë kush je Sara
Sara: Je naiv lale, më shiko në sy
Bardhi: Unë?
Sara: Je naiv për këtu
Bardhi: Unë e kreva diskutimin
Sara: Ik, jam mësuar me ty që ikën. Uroj mos të bësh jashtë
Bardhi: Rri me njerëz që nuk janë naiv
Sara: Uroj mos ta bësh jashtë
Bardhi: O Sara mos ja fut kot. Kujt i thua naiv?
Sara: Nëse nuk e kuptove ca ndodhi je naiv
Bardhi: Kur dola naiv unë , ej nuk jam Ilnisa unë
Sara: Kujt i fishkëllen ti
Bardhi: Nuk jam Ilnisa, nuk jam armiku yt, kujdes me epitete
Sara: Ik andej nga ishe nisur
Bardhi: Jo nuk iki, nuk jam naiv unë. Unë po të flas diçka për mirë, mos më vërë epitete mua.
Sara: Në këtë lojë je naiv, ngrite Eglën, ngrite Gazin, ngrite Julin.
Bardhi: O Sara nuk dola të them votoni Eglen
Sara: Të lutem ik, kjo është pjesa që të ik
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co