Java e 30 e “Abissnet Superiore”-s mbyllet pa fitues, Partizani ruan distancën me Elbasanin

java e 30 e abissnet superiore s mbyllet pa fitues partizani ruan distancen me elbasanin
java e 30 e abissnet superiore s mbyllet pa fitues partizani ruan distancen me elbasanin

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 30 të “Abissnet Superiore”-s. Nuk ka pasur fitues në asnjë prej dy përballjeve. Partizani është ndarë në një barazim pa gola me Teutën. Bregdetarët mbeten në vendin e fundit të renditjes, ndërsa “demat e kuq” ruajnë distancën me 7 pikë me Elbasanin.

Këta të fundit nuk kanë mundur të përfitojnë nga ky hap fals i Partizanit. Elbasani ka barazuar me shifra 1-1 kundër Dinamos. Karamba tundi rrjetën i pari në minutën e 38, por në të 71-tën ishte Musta ai që i dha barazimin verdhebluve./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →