
Java e parë e fazës së katërt të “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten. Kampionati është futur në fazën vendimtare dhe gara është shumë e fortë, si në luftën për mbijetesë ashtu edhe për zonën “Final Four”.
Kjo javë do të përballë katër vendet e para të “Abissnet Superiore”. Të mërkurën, në orën 16:30, do të luhen ndeshjet Egnatia – Dinamo City dhe Vllaznia – Partizani. Tre ndeshjet e tjera janë programuar për të enjten. Bylis – Teuta do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 16:30. AF Elbasani do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Tirana do të përballet me Laçin.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 28
E mërkurë, 5 mars
Egnatia – Dinamo City 16:30
Vllaznia – Partizani 16:30
E enjte, 6 mars
Bylis – Teuta 13:30
AF Elbasani – Skënderbeu 16:30
Tirana – Laçi 16:30
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news