Japonia vendos sanksione ndaj 4 kolonëve izraelitë

japonia vendos sanksione ndaj 4 koloneve izraelite
japonia vendos sanksione ndaj 4 koloneve izraelite

Japonia njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë për shkak të përfshirjes së tyre në dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Hayashi Yoshimasa, zëdhënësi i qeverisë, deklaroi se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor “shkelin ligjin ndërkombëtar dhe dëmtojnë realizimin e një zgjidhjeje me dy shtete”, sipas transmetuesit publik NHK.

“Dhuna nga kolonët është rritur ndjeshëm. Japonia do të kërkojë ndalimin e plotë të vendbanimeve ndërsa punon me komunitetin ndërkombëtar për të zbatuar plotësisht sanksionet,” tha Yoshimasa.

Qeveria e kryeministrit Fumio Kishida ka ngrirë asetet e katër kolonëve izraelitë.

Që nga 7 tetori, kur filloi sulmi izraelit në Gaza, ka pasur 63 sulme të raportuara ndaj burimeve ujore palestineze nga kolonët izraelitë, kryesisht në pjesët veriore të Bregut Perëndimor, shtoi Yoshimasa.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →